Gert Bushati, i arrestuari për vendosjen e tritolit në panelin e matësave elektrikë në një pallat në Shkodër, ku nga shpërthimi gjeti vdekjen 67 vjeçari, Hysni Ymeri ka pranuar autorësinë para gjykatës. Ai tha se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit në datë 27 dhjetor, dy ditë para ngjarjes. Bushati ka deklaruar se nuk ka patur dijeni se sasinë e eksplozivit do ta vendoste për të vrarë ndonjë person. Ai është shprehur se i është thënë nga porositësit se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë.