"Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë.", kështu është shprehur në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 56- vjeçari Mikel Ndoj I cili dy ditë më parë plagosi vajzën e tij dhe një koleg të saj që u përpoq ta mbronte 24-vjeçaren Xhesika Ndoj. Gjykata e Durrësit caktoi këtë të mërkurë masën e sigurisë ‘Arrest me Burg’ për 56- vjeçarin dhe vleftësoi të ligjshëm arrestin e tij nga policia.