Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i është drejtuar me një letër Komisionit Evropian për të raportuar qasjen e presidentit, Aleksander Vucic ndaj propozimit evropian për të cilin u diskutuar në Bruksel më 27 shkurt. Reuten ka thënë se i ka kërkuar shpjegime Komisionit Evropian për një qasje të tillë të kreut të shtetit serb për marrëveshjet që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian.