Ndërkohë që në ambasadën amerikane në Prishtinë, diskutohej për Asociacionin e komunave më shumicë serbe, me dhjetëra qytetarë protestuan në shenjë kundërshtimi për krijimin e tij. Të mbledhur para teatrit kombëtar të Kosovës, protestuesit i bënë thirrje qeverisë të mos pranojë atë që ata e quajtën Zajednica.