Protesta të dhunshme u mbajtën këtë të martë në Maqedoninë e Veriut, kundër pranimit të propozimit francez nga ana e qeverisë që do të çonte në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE. Qytetarët maqedonas, kryesisht mbështetës të opozitës, u mblodhën përpara godinës së qeverisë, ku me pankarta në duar kundërshtuan propozimin e bërë nga presdenti Emmanuel Macron. Dita e katërt e protestave, u shoqërua me sjelljë të dhunshme nga ana e protetuesve, ku përpara goditën qeveritare, ata hodhën mjete piroteknike dhe sende të forta.