E ftuar në një emision, këngëtarja e njohur Elhaida Dani rrëfeu disa nga momentet më emocionuese që i kanë ndodhur gjatë jetës. Këngëtarja e njohur gjithmonë është cilësuar si vajza e fitoreve, sepse kudo që shkel, ajo rrëmben çmimin e parë. Por këtë here, Elhaida ka treguar se edhe ka humbur në fillimet e saj dhe sigurisht nuk e ka përjetuar aspak mirë. Ajo tha se pjesëmarrja e saj tek një kompeticion muzikor e ka përballur me dështimin e saj të parë dhe aty ka menduar që muzika nuk është arma e saj më e fortë.