Pronarët dhe drejtuesit e mjeteve lundruese janë kthyer në problem për policinë kufitare, duke mos respektuar rregullat e caktuara dhe duke mos iu bindur urdhrave të policisë në rastet e nevojshme. Një 18 vjecar, drejtues I një mjeti lundures tip ‘Jetski’ u gjobit nga policia kufitare Sarandë me masë administrative 10 mijë lekë të rinj, pasi kundërshtoi kërkesën e policisë për shfaqjen e dokumentacionit, si dhe u shoqërua në Portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme. Shërbimet e policisë gjithashtu gjobitën pronarin e mjetit me 50 mijë lekë të rinj si dhe bllokuan për 30 ditë mjetin lundures.