Reshjet e imta të shiut dhe ulja e lehtë e temperaturave përgjatë orëve të fundit ndihmuan në stabilizimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit, ku nga 34 vatra të raportuara, vetëm 5 prej tyre janë aktive, 2 prej të cilave po mbahen në monitorim. Në vendin e quajtur “Maja e Shkëmbit” në Bashkinë Bulqizë mbetet problematike një vatër zjarri e cila po zhvillohet me intenistet mesatar. Zjarri në Bashkinë Fushë Arrëz është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Ministria e Mbrojtjes informon se në njësinë administrative Vaqarr në Pezë Helmës, zjarri doli jashtë kontrolloi pasi mori përmasa t mëdha, por flakët u vunë nën kontroll falë ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Emirateve të Bashkuara Arabe.