Filmi i pestë dhe i fundit i Daniel Craig në rolin e James Bond, No Time To Die, ka marrë vlerësime shumë pozitive nga kritika. Filmi u shfaq premierë në Royal Albert Hall, të martën, pas disa vonesash të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në vlerësimin e tij me pesë yje për filmin, Kevin Maher, nga The Times, theksonte: Është më shumë se sa i mirë. Është i mrekullueshëm!