Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan dënoi njohjen e gjenocidit ndaj armëneve nga ana e presidentit amerikan, Joe Biden. Ai tha se vendimi do të ketë një "ndikim të rëndë" në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në një fjalim televiziv pas një takimi të kabinetit, Erdogan i tha Bidenit që së pari "të shikohej në pasqyrë" përpara se të fajësonte kombin turk për kryerjen e gjenocidit. "Kombit turk nuk mund t'i vendosni etiketën e gjenocidit", tha Erdogan në deklarimin e parë lidhur me këtë çështje.