Top News – Njohja e Kosovës/ Vuçiç: Nuk do ndodhë vetëm për BE
18/06/2020 19:24

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do ta refuzonte anëtarësimin në Bashkimin Europian nëse Beogradi nuk ka përfitime në këmbim të njohjes së Kosovës dhe heqje së pengesave për anëtarësimin e saj në OKB. Pas një takimi me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, Vucic u shpreh se Serbia do të mbrojë interesat e saj pavarësisht se mund të paguajë një çmim të lartë. “Nëse mendoni se është e mundur që ne të themi se do ta pranojmë Kosovën dhe ajo të hyjë në OKB, ndërsa ne të mos përfitojmë asgjë por do të na thuhet se do të jemi anëtare e Bashkimit Evropian, përgjigjja jonë është jo”, deklaroi ai. Presidenti serb tha se vlerësimet rreth ideve dhe planeve për marrëveshjen me Kosovën që paraqiti në Beograd ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, janë shqetësuese.“Nuk dua të mashtroj njeri ose të fsheh diçka prej opinionit publik në Serbi. Duket se na prêt një periudhë tepër e vështirë, në të cilën do të përballemi me një trysni të madhe, në mënyrë që të realizohen disa plane, të cilat ne nuk i kemi marrë as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht. Por, në bazë të vlerësimeve të caktuara të miqve tanë rusë, më duket se do të na duhet që të jemi shumë të kujdesshëm në vëzhgimin e secilës ide që do të na paraqitet”, theksoi ai. Lavrov do të qëndrojë në Beograd dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Ai tha se do të mbështesin çdo përpjekje dhe çdo hap dhe nismë që vërtetë do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për arritjen e një zgjidhjeje thelbësore dhe të pranueshme, në bazë të Rezolutës 1244.

Top News- ‘Radoiçiç të japë llogari’/ Ambasadori britanik: Të zbardhet sulmi në Banjskë
13/02 15:08
Top News – Vuçiç ‘blindon’ pushtetin me ligje. BE shqyrton pezullimin e 1.6 mld eurove fonde
13/02 13:07
Top News- Haradinaj largohet nga drejtimi i AAK, jep arsyet e dorëheqjes nga partia
12/02 21:34
Top News- RMV investon në armatim/ Blen 42 automjete luftarake Stryker nga SHBA-të
12/02 19:30
Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
Top News- U shkëput nga prindërit/ 5-vjeçarja në gjendje kritike, në pranga babai shqiptar
09/02 14:46
Top News- Kodi ‘Gaforrja’ alarmon Greqinë/ Detaje nga arrestimi i kolonelit që spiunonte për Kinën
09/02 12:04
Top Channel/ Skandal në RMV! Ministria iu ndalon gjuhën shqipe në shkelje të ligjit
08/02 22:07
Top News – Zyrtari i Vuçiçit trafikant droge / Kapet sasi e madhe marijuane në Maqedoninë e Veriut
08/02 20:00
Top News – ‘Protestat në Serbi i nxit Shqipëria’. Vuçic gjen ‘fajtorin’ për tubimet kundër tij
06/02 10:03
Top Channel/ Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe SHBA: Duan të më rrëzojnë
05/02 22:58
Top News-Ministri shqiptar tradhton bashkëkombësit për Vuçiç: S’ka diskriminim në Luginë
05/02 21:24
Top News- Hoteli luksoz i Jared Kushner në Beograd/ Ministri serb përfundon në Gjykatë
04/02 16:45
Top News – 15 të vdekur, mbi 26 të plagosur. Roja bregdetare greke përplas skafin me emigrant
04/02 10:58
Top News – Kryeministri grek ‘kryqëzon’ ministrat: ‘Nuk ka imunitet dhe as punë të përjetshme’
02/02 17:18
DIGITALB DIGITALB