Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se nuk beson se njohja formale e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore me të po. Në një intervistë, Hill tha se evropianët po i kërkojnë Beogradit normalizimin e marrëdhënieve, dhe shtoi se BE-ja dëshiron paqe dhe siguri në rajon, natyrisht edhe mes Kosovës dhe Serbisë.