“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë sërish banorët për thyerje të njëpasnjëshme të rregullave. Mbrëmjen e së dielës ata organizuan një festë. Për të përfituar elementët e festës Piem iu kërkua që të sakrifikonte 1 banor për cdo element të zgjedhur. Zgjedhjet që ai bëri ishin këto:Birra dhe tekila,këngëtar live,sushi,aparat për foto çasti,shisha dhe balerina.Përveç këtyre elementëve të zgjedhur nuk mund të kishin të tjerë. Në listën e elementëve ishte shënuar edhe cigarja të cilën Pm nuk e zgjodhi por banorët në festë e konsumuan.