Kur ai u vra pas gati dy vjetësh në postin e kryeministrit të Serbisë, shumëkush e përshkroi kryeministrin serb Zoran Gjingjiç si një "politikan të jashtëzakonshëm". Por Gjingjiçi nuk donte të ishte i jashtëzakonshëm. Ai përkundrazi, donte të ishte një njeri normal, një serb që nuk noton mbi valët e miteve nacionaliste, por merret me probleme ekonomike dhe sociale. Një njeri që kërkon modele që mund t'i zbatojë në jetën e përditshme, në vend që të nxisë trazira. Por Gjingjiç, sic shkruan DË, mbeti një përjashtim, për fat të keq.