Jamil Hassan, një nga njerëzit më të frikshëm në regjimin sirian të Bashar al-Assad, i kërkuar për torturimin dhe vrasjen e civilëve, u largua gjithashtu nga vendi pak orë para se rebelët të hynin në Damask për të marrë përfundimisht dhe kontrollin e vendit. 72-vjeçari i njohur si "kasapi" u largua së bashku me familjen e tij dhe disa roje sigurie.