Top News – Njerëzit të tmerruar kalojnë natën jashtë/ Frikë pas tërmetit në Pakistan e Afganistan
22/03/2023 11:56

Një tërmet prej 6.5 shkallësh ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në të dyja vendet, thanë zyrtarët. Autoritetet po përballen me vështirësi për të mbledhur të dhëna për viktimat dhe dëmet në zonat e largëta. Tërmeti goditi këtë rajon në Azinë Jugore në orët e vona të së martës, duke bërë që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Të paktën nëntë persona vdiqën në Pakistan dhe katër në Afganistan. Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se epiqendra e tërmetit prej 6.5 shkallësh ishte 40 klometra në juglindje të qarkut Jurm, në rajonin malor afgan Hundukush, që gjendet në kufi me Pakistanin dhe Taxhikistanin. Dridhjet e tokës u ndien në një perimetër të madh. Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive në Pakistan thanë se nëntë persona vdiqën dhe 47 të tjerë u plagosën në provincën Kiber Paktunkva. Shumica e viktimave u shkaktuan nga shembja e shtëpive. Sharafat Zaman Amar, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të ekzekutivit taliban, tha se përveç katër të vdekurve, edhe 70 të tjerë janë plagosur në Afganistan. Ai tha se viktima dhe dëme po raportohen në disa provinca. Vitin e kaluar, juglindja e Afganistanit u godit nga një tërmet prej 6.1 shkallësh, duke lënë të vdekur 1.150 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Rajoni që u godit nga tërmeti gjendet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Më 2005, nga tërmeti prej 7.6 shkallësh ishin vrarë mijëra persona në Pakistan dhe Kashmir.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB