Përmbytje të mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal kanë vrarë të paktën 129 njerëz në të gjithë vendin në Himalaje, kanë raportuar zyrtarët. Dhjetra të tjerë u zhdukën të dielën pas dy ditësh reshje intensive, që kanë përmbytur luginën rreth kryeqytetit Katmandu. Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në çati me punonjësit e skuadrave të emergjencave që përpiqen ti shpëtojnë me gomone. Mijëra shtëpi pranë lumenjve janë zhytur nën ujë dhe shumë autostrada janë bllokuar.