Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë gjunjëzuar rajonin verior të Italisë, Emilia Romania, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Ministri i mbrojtjes civile, Nello Musumeci tha se disa zona kanë regjistruar gjysmën e sasisë së reshjeve vjetore brenda vetëm 36 orësh, cka edhe ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit e duke bërë që uji të pushtojë qytete dhe të përmbysë mijëra hektarë toka bujqësore. Tetë trupa të pajetë janë nxjerrë në disa zona të ndryshme, tha zëvendëspresidentja e Emilia Romanjas, Irene Priolo për gazetarët, duke shtuar se shirat po zbuteshin por niveli i lumenjve do të vazhdonte të rritej.