Studiuesit e Universitetit të Floridës thonë se kanë mbjellë bimë në dheun e marrë nga Hëna dhe kanë zbuluar atë, që një nga studiuesit e quan "bazën e ëndërrave eksploruese”. Është hera e parë, që shkencëtarët tregojnë se jeta mund të krijohet nga regolith-i, materiali i marrë nga sipërfaqja e Hënës. Ata thonë se zbulimi i tyre, i publikuar në revistën Communications Biology, mund të ketë ndikim në eksplorimet e ardhshme në Hënë. Një nga bashkëautorët e studimit, thotë, se zbulimi i tyre mund të ndihmojë austronautët që ndodhen me mision në Hënë, të nxjerrin ushqimin e tyre dhe të ulin nevojën për furnizime të shpeshta nga Toka.