Pak kohë pasi hoqi dorë përfundimisht nga aventura e saj në Big Brother, Fifi ka rrëfyer se familjarët e saj janë përballur me komente fyese dhe madje kërcënuese. Këtë e ka zbuluar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur për atë që ka përjetuar kur ka dalë jashtë.