Në oborrin e ministrisë së Brendshme është zhvilluar ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, me vendosjen e një ylli në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni ku ishin edhe familjarë të nënkomisarit të vrarë dy ditë më parë rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen që shteti do të ofrojë për fëmijët dhe familjen e tij.