Nëse kapërcen portën e varrezës së Codogno-s, me katër shtyllat e saj masive dhe fjalën Ringritje të shkruar në latinisht, gjurmët e koronavirusit nuk janë të dukshme menjëherë. Por, përtej dhjetëra ëngjëjve të mermertë dhe pllakave të dekoruara të varreve, një mori pllakash të thjeshta graniti tregojnë masakrën e atij që, një vit më parë, ishte një virus i ri i tmerrshëm, në këtë qytet modest në italinë e veriut. Të dielën, Codogno, do të shënojë një vit që nga regjistrimi i rastit të parë të koronavirusit në itali, në atë që u shndërrua edhe në shpërthimin e parë të madh në evropë.