Top News- Një vit burg për Sonila Qaton, SPAK jep pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH
21/01/2025 11:24

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato si dhe për ish zyrtarët e tjerë të cilët u morën të pandehur për tenderin në vlerë 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë. Qato akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”. Gjatë gjyqit SPAK kërkoi 1 vit burg për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, si dhe për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos jetë pjesë e administratës. Për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Almir Hoxhaj dhe Arbër Troka u kërkua 2 vite burg me dënim plotësues, 3 vite heqje nga e drejta par të ushtruar funksione publike. Prokurori Elvin Gokaj kërkoi dënimin e Ardit Salillarit me 9 muaj burg, për Admir Pahumin 1 vit burg dhe për Nikollaq Mihalin 8 muaj. Organi i akuzës po ashtu i karkoi togave të zeza që Arjana Hasani të dënohet me 2 vite burg, ndërsa Miranda Shkurti me 8 muaj. Hetimet për Qaton dhe ish zyrtarët e tjerë përfunduan në muajin tetor të vitit 2022. Kallëzimi penal u bë në strukturën e posaccme antikorrupsion në muajin shtator të vitit 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga prokurimi. Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato dhe disa ish-vartës të saj akuzohen se favorizuan një shoqëri në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019. Qato i mohon akuzat.

Top Channel/ E shoqëroi orët e fundit të jetës, pedagogu Zogaj: Çfarë më tha Daum kur u ndamë
13/07 22:31
Top Channel/ 3 ditë pa ujë e bukë, Ilir Demalia rrëfen kush i hapi ambasadat në korrik 1990
13/07 21:45
Top Channel/ Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej terrenit
13/07 21:01
Top News – A u shkarkua Yuri Kim nga Trump? Çfarë po ndodh me ish-ambasadoren
13/07 20:56
Top Channel/ Media britanike masakron shqiptarët, në 500 shkrime, 55% e qëndrimeve janë negative
13/07 20:11
Top Channel/ Theth, kërcënon “kuvendi i burrave”: Asnjë centimetër s’do gëzojnë investitorët e tjerë
13/07 20:09
Top Channel/ Orët e fundit të Werner Daum, pedagogu Zogaj dhe analisti Demalia: Mik i shqiptarëve
13/07 20:08
Top Channel/ Zjarri masiv në Elbasan, digjen ullinjtë dhe kullotat nga flakët
13/07 19:56
Top Channel/ Thethi mbledh “kuvendin e burrave”, momenti kur u bashkohen dhe të rinjtë
13/07 19:45
Top Channel/ Bajraktari i Shalës për situatën në Theth: Fëmijëve u hyri tmerri, djelmoshave…
13/07 19:41
Top News – Zjarr masiv në Peqin, ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë
13/07 19:34
Top Channel/ Ndërtuan pa leje! “Kuvendi i burrave” në Theth: I kena mbrojt me gjak tokat
13/07 19:31
Top Channel/Famullitari i Shkodrës mbështet banorët e Thethit: Më vjen keq për ata njerëz të shkretë
13/07 19:31
Top News – Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë, katër të plagosur
13/07 18:35
Top Channel/ Zjarr masiv në Elbasan, nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë
13/07 18:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në Bulqizë, 4 të plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë
13/07 18:10
Top News- Thethi “kthen” Kanunin, mblidhet Kuvendi i Burrave, zbardhen mesazhet për qeverinë
13/07 17:31
Top Channel/ Mashtrimi me mjekimet false/Urdhri i mjekut : Kemi pacientë që kanë ndërprerë trajtimin
13/07 15:12
Top Channel/ Theth, kërcënon “kuvendi i burrave”. Pleqtë e fshatit: Asnjë centimetër nuk do gëzojnë
13/07 15:02
Top Channel/ Fatura për gjyqtarët e shkarkuar, u dhanë 86 mln lekë të “pagesës kalimtare”
13/07 15:02