Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe PNUD-it, ndërtuan kopshtin 41 në Njësinë 2, i cili do të presë rreth 200 fëmijë të zonës. Në përurimin e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se ky investim i vjen në ndihmë të gjithë komunitetit, ndërsa falenderoi donatorët PNUD-in dhe BE-në për mbështetjen.