Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës në zgjedhjet e pjesshme lokale të Himarës më 4 gusht. Burime bëjnë me dije, se pas shpalljes së pavlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit, opozita shkon në garën elektorale me figurën e Gjikurisë që do të kandidaojë përballë Vangjel Tavos, kandidatit të Partisë Socialiste, aktualisht prefekt i qarkut të Vlorës.