Këngëtaret shqiptare po mbizotërojnë në tregun e muzikës ndërkombëtare. Pak ditë më parë, artistja me origjinë shqiptare Ava Max, ka publikuar albumin e saj më të ri me titull ‘Diamonds & Dancefloors’. Edhe pse ka vetëm pak ditë ai është renditur si albumi i dytë më i dëgjuar në të gjithë botën. Ky album i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur mirë nga publiku dhe menjëherë ka kryesuar në listat ndërkombëtare.