Nga sot një rrugë në rrugë në kryeqytet do të mbajë emrin e albanologut të njohur hungarez, Istavn Schutz, i cili është vijues i traditës së albanologjisë hungareze. Në një ceremoni të veçantë, ku ishin të pranshëm edhe përfaqësues të ambasadës hungareze dhe familjarë të albanologut, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se emri i studiuesit Istavn Schutz i bën nder qytetit dhe kombit tonë.