Një ditë pas dorëzimit zyrtarisht të progres raportit nga ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato; kryetarja e komisionit për çështjet europiane, Jorida Tabaku vlerësoi se në skanimin vjetor të Komisionit Europian renditen të gjitha shqetësimet për të cilat opozita proteston. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë, Edi Rama e cilëson këtë progres raport si më pozitivin në historinë e vendit.