Policia turke ka arrestuar një 18-vjeçar që plagosi pesë persona në një sulm me thikë në qytetin veriperëndimor të Eskisehirit, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve Anadolia. Me një helmetë në kokë, me fytyrën e mbuluar dhe me një jelek antiplumb, sulmuesi goditi me thikë pesë persona që ishin ulur në oborrin e një xhamie, duke lënë dy prej tyre në gjendje kritike, sipas raportimeve të mediave vendase.