Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku gjatë një cerenomie martesore nusja është vënë në pranga nga policia. Arsyeja ishte tepër e pahasur më herët nga autoritetet. Nusja e sapo celebruar Danya Svoboda dyshohet se drogoi të ftuarit, duke shtuar lëndë narkotike në banketin me ushqime që u servirën në tavolinat të ftuarve. Ngjarja u zbulua nga policia, pasi disa të ftuar kishin marrë në telefon autoritetet dhe kishin shprehur shqetësimin për gjendjen e tyre shëndetësore pas konsumimit të ushqimit. Efektivët arrestuan nusen dhe pronarin e lokalit të dasmës, pas testimit të ushqimeve dhe pijeve që u konsumuan nga dasmorët.