Një 48-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve është vrarë nga bashkëshorti i saj 54-vjeçar, i cili e qëlloi disa herë me thikë. Nga dëshmitë e të afërmëve mësohet se bashkëshorti ia kishte bërë jetën të padurueshme. Për këtë arsye viktima ishte larguar nga shtëpia ku jetonin dhe banonte në një dhomë me qira. Banorët e zones së Lerapetrës në Greqi janë tronditur nga vrasja brutale e të ndjerës.