Top News – Një ndihmës, një diplomat dhe një spiun / Kë ka dërguar Putin për bisedime me Ukrainën
15/05/2025 12:05

Presidenti rus Vladimir Putin, bëri të ditur në momentin e fundit se nuk do të jetë i pranishëm në turqi, për bisedimet e paralajmëruara me ukrainën. Por kë ka dërguar ai për të negociuar paqen...Pak më shumë se një orë para mesnatës së 14 majit, me orën e Moskës, Kremlini publikoi emrat e atyre që do të merrnin pjesë. I pari është Vladimir Medinsky, ndihmës i Kremlinit. Ai edhe do të kryesojë delegacionin. I lindur në Ukrainën Sovjetike, Medinsky ndihmoi në drejtimin e bisedimeve të paqes të vitit 2022, të cilat në fund dështuan. I arsimuar në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, Medinsky është autor i një libri të ri shkollor, historie, i cili pasqyron pikëpamjen historike të Putinit: krenari për arritjet e superfuqisë Bashkimit Sovjetik, indinjatë për poshtërimet e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe lëvdata për "rilindjen" e Rusisë nën sundimin e ish-spiunit të KGB-së, që nisi në ditën e fundit të vitit 1999. Ai është kryetar i Shoqërisë Historike Ushtarake Ruse ultra-patriotike. Pjesë e delegacionit do të jetë edhe Mikhail Galuzin, zëvendësministër i jashtëm që mbikëqyr marrëdhëniet me Komonuelthin e Shteteve të Pavarura, një grupim ish-republikash sovjetike. Igor Kostyukov, drejtor i inteligjencës ushtarake ruse, i njohur si GRU, është pjesë e delegacionit po ashtu. Alexander Fomin, zëvendësministër i mbrojtjes, është po ashtu në stamboll pasi ka marrë pjesë edhe më parë, në bisedimet e vitit 2022 për Ukrainën. Përveç kësaj, Putin miratoi edhe një listë ekspertësh për negociatat që përbëhet nga Alexander Zorin, zëvendësshef i parë i informacionit i drejtorisë së Shtabit të Përgjithshëm, Yelena Podobreyevskaya, zëvendësshefe e drejtorisë së Kremlinit për politikën humanitare dhe Alexei Polishchuk, drejtor në ministrinë e jashtme që merret me Bjellorusinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Përzgjedhja e delegacionit rus për bisedimet e para të drejtpërdrejta me Ukrainën, pas më shumë se tre vjetësh, po shihet nga shumë analistë si një degradim i qëllimshëm diplomatik.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52