Tërmeti i fortë i magnitudës 7.8 që rrënoi pjesë të turqisë dhe sirisë më 6 shkurt, ka vrarë tashmë më shumë se 50 mijë njerëz në të dyja anët e kufirit. Organizata botërore e shëndetësisë, thotë se ajo është katastrofa më e madhe natyrore në evropë, për një shekull të tërë. E pasi ka kaluar një muaj, turqia po përballet tani me detyrën sfiduese të rindërtimit të qyteteve të rrafshuara, me dhjetëra e mijëra njerëz të varrosur dhe me shumë të mbijetuar që qëndrojnë nëpër tenda apo konteinerë.