Një minator 60-vjeçar mësohet se është në gjendje të rëndë në spital, teksa sesi ky i fundit ka mbërritur për të kërkuar ndihmë dhe nga se është I sëmurë, nuk bëhet ende e ditur. Minatori Shyqyri Çela, 60 vjeç, sipas policisë është paraqitur në spitalin e Peshkopisë të hënën rreth orës 19:30, duke mos u paraqitur më herët në spitalin e Bulqizës. Sipas zyrës së shtypit të Spitalit të Bulqizës, nuk është paraqitur për mjekim asnjë minator.