Top News – Një miliarder, një baba dhe i biri… / Në garë me kohën, kërkohet nëndetësja e zhdukur
20/06/2023 11:45

Ekipet e kërkimit janë në garë kundër kohës për të gjetur nëndetësen e turistëve, që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik. Pesë persona ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes. Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës në mes të Oqeanit Atlantik, por deri më tani ekipet nuk kanë mundur ta gjejnë nëndetësen. Agjencitë amerikane dhe kanadeze, marinat dhe firmat që operojnë me nëndetëse që mund të udhëtojnë në thellësi të mëdha, po ndihmojnë në operacionet e shpëtimit. Besohet se anëtarët e ekuipazhit kanë oksigjen për rreth katër ditë. Në mesin e personave që gjenden në këtë nëndetëse është miliarderi dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding. Në bord të nëndetëses janë edhe biznesmeni pakistanez, Shahzad Daëood, dhe djali i tij Sulemani. Me këtë nëndetëse po ashtu besohet po udhëtonte edhe eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet. Raportohet se shefi ekzekutiv i OceanGate – kompania që ka organizuar këtë zhytje – është në bordin e nëndetëses. “Tani, fokusi jonë është që të kemi sa më shumë kapacitete në atë zonë”, tha admirali i Rojeve Bregdetare amerikane, John Mauger. Avionë ushtarakë, nëndetëse sonare janë përfshirë në kërkimin e nëndetëses.

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB