Top News – Një miliarder në hapësirë/ Jef Bezos dhe i vëllai fluturojnë në korrik
07/06/2021 15:41

Jeff Bezos do të fluturojë vetë në hapësirë, në të parin mision me ekuipazh të Neë Shepard, raketës kozmike të bërë nga kompania e tij hapësinore Blue Origin. Fluturimi është planifikuar për më 20 korrik, vetëm 15 ditë pasi ai do të japë dorëheqjen si drejtues i Amazon. Blue Origin tha se edhe vëllai më i ri i Bezos, Mark, do ti bashkohet atij në fluturim. “Që kur kam qenë pesë vjec kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë”, tha 57 vjecari Bezos mëngjesin e të hënës në një postim në Instagram. “Më 20 korrik, unë do të ndërmarr atë udhëtim bashkë me vëllain tim. Aventura më e madhe me shokun tim më të mirë”.Nëse gjithcka shkon sipas planit, Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të jetë miliarderi i parë manjat i hapësirës që do të përjetojë një udhëtim në bordin e një rakete për zhvillimin e të cilës ai ka hedhur miliona dollarë. As vetë Elon Musk, raketat hapësinore të të cilit kanë dalë tashmë në udhëtime në orbitë, nuk ka bërë plane për të udhëtuar në hapësirë me një nga mjetet e SpaceX. Miliarderi britanik, Richard Branson, kompania e të cilit Virgin Galactic po planifikon të kryejë udhëtime nën orbitale për ultra të pasurit që kërkojnë aventurë, konkuron direkt me Blue Origin. Branson prej kohësh ka thënë se ai do të jetë mes pasagjerëve të parë në bordin e raketës së Virgin Galactic por ai fluturim pritet të kryhet më vonë gjatë 2021

Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
Top News – Vdekja ‘e errët’ e liderit të milicive / Kremlini po rimerr kontrollin, ‘dora’ e FSB-së
24/12 15:11
Top News – Gaza, nga rrënojat në qytet futurist/ ‘Projekti Sunrise’, 112 mld USD dhe resorte luksoze
24/12 14:58
Top News – Lëmsh zjarri në qiell, shpërthen çisterna / Itali, momenti i tmerrshëm në autostradë
24/12 14:55
Top News – Dridhen ndërtesat, njerëzit në panik / Tërmet me magnitudë 6 godet Tajvanin, nuk ka dëme
24/12 14:51
Top News – Rusia rrëmben 52 ukrainas në kufi / Bastisje në fshat, kapen rob edhe 13 ushtarë
24/12 14:48
Top Channel/ Ukrainë, shpresa për paqe “Krishtlindjesh”: Zelensky nxjerr planin e ri te paqes!
24/12 14:40
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
24/12 13:22
Top News – Shpresë për paqe në Krishtlindje / Zelenski bën lëshime, zonë të demilitarizuar në lindje
24/12 13:21
Top Channel/ Vatikani përgatitet për Krishtlindjet: Kremtim madhështor prej 500 vjetësh!
24/12 11:30
Top News – Trump shënjestron Evropën / Ndalon udhëtimet në SHBA për aktivistë dhe komisionerë
24/12 11:24
Top News – Babagjyshi nis udhëtimin epik / NORAD e ndjek, ndan miliarda dhurata në gjithë botën
24/12 11:22
Top News – Trump në avionin e Epstein tetë herë / ‘Më shumë nga sa është raportuar më parë’
24/12 11:20
Top News – Emmanuel Macron tregon muskujt / Poston imazhet, stërvitje me trupat franceze në Emirate
24/12 11:20
Top News – ‘Si një bombë’, rrëzohet avioni në Turqi / Humb jetën shefi i lartë ushtarak i Libisë
24/12 11:19
Top Channel/ Rusia ndërton central bërthamor në hënë, plani i Putinit: Do bashkëpunojmë me Kinën!
24/12 11:15
Top Channel/ SHBA i ndalon vizën ish-komisionerit të BE, “plas” zemërata në Europë!
24/12 11:05
DIGITALB DIGITALB