Jeanne Shaheen, kryetarja e Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Marrëdhëniet me Politikën e Jashtme të Senatit Amerikan propozoi edhe një herë Projektligjin për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor në mbledhjen e fundit të Senatit. Propozimi i senatores ka si synim promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pore dhe bashkëpunimin e tyre me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë kibernetike, duke pasur parasysh "përpjekjet e dëmshme të Iranit dhe Rusisë për t'i bërë vendet e rajonit objektivin e tyre". Propozimi i Shaheen u mbështetet edhe nga senatorët e tjerë Roger Wicker, Ben Cardin, Dick Durbin dhe Chris Van Hollen.