Krijimi i një regjistri kombëtar për lobimin është emëruesi i përbashkët i komisioneve të posaçme parlamentare të drejtuara nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Me firmën e tetë ligjvënësve socialistë është depozituar në kuvend strategjia kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit që parashikohet të zbatohet përgjatë viteve 2025-2030.