Dritëhijet e vrasjes së bujshme të 20 vjeçares britanike, Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, vijojnë të nxjerrin detaje të reja edhe pse ka kaluar një vit nga vrasja. Momentalisht, bashkëshorti dhe njëherazi vrasësi i 20 vjeçares Caroline Crouch, ndodhet pas hekurave të burgut, ku ka ngritur shqetësimin se po ndan qelinë me një vrasës shqiptar nga i cili ndihet i rrezikuar për jetën.