Ka ndërruar jetën në moshën 85-vjeçare, ish-kryetarit i të përndjekurve politikë, Kurt Kola. Lajmin e ka bërë me dije I biri i tij, Bilal Kola përmes një postimi në rrjetet sociale. Shkaku i vdekjes ka qenë një komplikacion i rëndë në mushkëri, që i ishte shkaktuar nga infektimi me Covid-19. Kurt Kola ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore prej gati dy muajsh.