Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin e kanë shpalosur shpesh, me krenari, marrëdhënien e ngushtë të tyre. Por tani, duket se gjërat po ndryshojnë. Mes tyre është futur një i tretë; volodimir zelenski. Vizita e këtij të fundit në turqi, e tregoi këtë. Zelenski u kthye në Kiev bashkë me komandantët e Azovstalit, që u liruan nga Rusia me kusht që të qëndronin në Turqi, ndërkohë që mori nga erdogan edhe mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Në fakt, deri më tani lëvizjet kanë qenë simbolike, por të mjaftueshme për të krijuar tensione në marrëdhëniet e liderit turk me Vladimir putinin.