Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua në krye të divizionit administrativ të Vatikanit, tha Selia e Shenjtë. Në njoftim thuhet se motra françeskane, Raffaella Petrini, u emërua sekretare e përgjithshme e divizionit - zyrës së dytë më të lartë të qytetit të Vatikanit.