16 persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës, ndërsa një është shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në mesin e të arrestuarve 10 prej tyre ishin gra e po ashtu edhe organizatorja e grupit kriminal, e cila merrej dhe me rekrutimin e personave që do të kujdeseshin për kanabisin. 42-vjeçarja Daniela Hasani, e dënuar edhe 3 herë të tjera.po për këtë veprimtari kriminale, gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.