Greqia dhe Bullgaria inauguruan një gazsjellës të shumëpritur që ka si qëllim të ndihmojë bullgarinë e cila prej vitesh ka qenë shumë e varur nga gazi rus, e që tani mund të sigurojë energji nga burime të tjera. Gazsjellësi, nënvizon përpjekjet e vendeve në evropën juglindore për të siguruar pavarësinë energjitike – tha kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov, në ceremoninë e inaugurimit në Komotini, në greqinë veriore.