Shërbimi sekret çek ka zbuluar një rrjet propagande të financuar nga Rusia që kishte si qëllim, dobësimin e mbështetjes për ukrainën. Kryeministri çek, Petr Fiala, tha se portali i lajmeve "Zëri i Evropës" me qendër në Pragë ka qenë baza e aktiviteteve, prej nga ku ky rrjet përhap propagandën e tij. Synimi ishte që Bashkimi Evropian të ndalonte së ofruari ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.