Mortajat klithëse të artilerisë, që lëshohen nga pozicionet ruse mbi qytetin e shndërruar në një grumbull rrënojash, Bahmut, në ukrainën lindore, e bëjnë 20 vjecarin Denis të dridhet. “Dëgjon një bum, një fërshëllimë dhe më pas një shpërthim. E sigurisht janë edhe ciflat...”, thotë inxhinieri i ushtrisë vetëm pak orë pas kthimit nga betejat më të ashpra të pushtimit rus. “Kjo është më e keqja. Është e frikshme, për këdo”, shton ai duke nënvizuar se nuk ka një ilac tjetër për frikën vecse të qëndrosh në shtëpi.