Shpërthimi i nëndetëses Titan që solli edhe vdekjen e pesë personave në bord, rrëmbeu padyshim vëmendjen e të gjithë botës. Për të shkuar në thellësitë e Atlantikut që të shihnin rrënojat e Titanikut, personat në bord kishin paguar 250 mijë dollarë, për atë që në fund rezultoi një biletë drejt vdekjes. E megjithatë OcenGate duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga ekspeditat e saj. Në faqen zyrtare të kompanisë ende mund të shihni oferta për udhëtime drejt pjesëve të fundosura të Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.