800 persona në një anije krociere kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Anija Majestic Princess është ankoruar këtë të shtunë në Sydney të Australisë pasi ishte nisur më herët nga Zelanda e Re. Sipas raporteve në bordin e anijes kishte 4 mijë e 600 persona kur ajo u ankorua dhe 800 prej tyre ishin infektuar me Covid.