Dokumentet sekrete që u shfaqën në internet, mbajnë detaje që variojnë nga mbrojtja ajrore e Ukrainës deri te agjencia spiune e Izraelit, Mossad, dhe ky incident i sikletshëm ka bërë që zyrtarët amerikanë të përpiqen të identifikojnë burimin e rrjedhjes së informacioneve. Disa ekspertë thonë se mund të jetë një amerikan ai që i ka nxjerrë dokumentet.