Një anije kozmike ruse, Soyuz, është nisur për në hapësirë me një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë në bord. Raketa ruse u nis nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan të martën, për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), tha agjencia hapësinore e Rusisë, Roscosmos.